Presidenti amerikan Joe Biden mbushi të mërkurën 82 vjet duke u bërë presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. Biden nuk kishte asnjë detyrë publike gjatë së mërkurës, raporton Reuters.
Ai u kthye të martën në mbrëmje nga një udhëtim në Amerikën e Jugut, ku mori pjesë edhe në samitin e G20 në Rio de Zhaneiro.
Familja, miqtë dhe kolegët, duke përfshirë Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-Presidentin amerikan Barack Obama, e uruan Biden për ditëlindjen e tij në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen për mikun tim të dashur dhe presidentin tonë të jashtëzakonshëm, Joe Biden”, njoftoi nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris në Platformën X.
Biden u tërhoq nga gara presidenciale në korrik 2024, pjesërisht sepse votuesit besonin se ai ishte shumë i vjetër për këtë detyrë dhe për shkak të shqetësimeve rreth kapacitetit të tij mendor pas një performance të dobët në një debat me republikanin, Donald Trump në qershor.
Trump, 78 vjeç, i cili mundi kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit, do të kalojë rekordin e Biden gjatë mandatit të tij të dytë, duke qenë se ai do të jetë 82 vjeç e shtatë muaj në kohën e tranzicionit të ardhshëm presidencial në 2029./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.