×
  • Extra
  • Extra

    Peshkatari mendon se kapi një peshk të madh – pamjet tregojnë se bëhej fjalë për zvarranikun gjigant

    Reporteri
    19 Shtator 2019 | 11:16

    Një peshkatar pati një moment tronditës kur kuptoi se çfarë kishte kapur me grepin e tij.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një burrë nga Wiepa, Queenslandi Verior, kur ai, duke menduar se kishte kapur një peshk, kishte “kapur” një krokodil.

    Kjo ndodhi pasi që krokodili me gjasë kishte ngrënë një peshk që ishte kapur nga grepi i burrit.

    Pamjet tregojnë se peshkatari po përpiqet të mbajë linjën para se të shfaqej zvarraniku gjigant.

    “Kjo ishte një kapje, të cilën ne ishim të lumtur që e lëshuam”, është shkruar në përshkrimin e videos.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!