Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E para si gruaja më e shkurtë në botë, dhe e dyta si gruaja më e gjatë në botë.

Ato janë takuar për herë të parë mes vete dje në Londër, me rastin e 20-vjetorit të Ditës së Rekordeve Guinness, ku kanë pirë çaj së bashku shkruan Reporteri.net.

Amge është nga India dhe është e gjatë 62.8 cm, derisa Gelgi vjen nga Turqia dhe gjatësia e saj është 215.16cm.

Reklamë

Ta takoja Jyotin për herë të parë ishte e mrekullueshme”, tha Rumeysa pas takimit.

“Ajo është gruaja më e mrekullueshme. Isha duke pritur ta takoja atë për një kohë të gjatë”, shtoi tutje ajo.

Ndërkohë, Yjoti tha se është e mësuar të shikojë lartë dhe të shoh njerëz më të gjatë se ajo, por se “isha shumë e lumtur të shikoja lartë dhe të shihja gruan më të gjatë në botë”.

Videoja e takimit të tyre ka marrë deri tash rreth 3 milionë pëlqime./Reporteri.net

 

Reklamë