Përfaqësuesja e Kosovës e nisi me barazim fushatën eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova barazoi 1:1 me Bullgarinë.
Heroi i Kosovës sonte ishte futbollisti i Reims, Arbër Zeneli i cili shënoi golin e barazimit në Prishtinë.
Ndërkaq, tani po qarkullon një video në rrjetet sociale ku shihet momenti i gëzimit të familjarëve të mitrovicasit në tribuna.
Në videon e mëposhtme të bërë nga IndeksOnline, mund ta shihni gëzimin e nënës së Zenelit dhe familjarëve të tij në tribuna, teksa shihet se nëna e tij edhe ‘shpërthen’ në lot.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.