Derisa në qytetin e Prizrenit po zhvillohej debati i kandidateve për deputetë nga partitë për emisionin Frontal, në studio e hapur u ‘futën’ disa qen.
Posa qentë u afruan afër mysafirëve, kandidatë për deputetë të partive sidomos ai, i AAK’së Ilir Baldemaj, nisi të akuzojë Arbër Rexhajnë dhe partinë e tij, se nuk kanë arritur asnjëherë të zgjidhin çështjen e qenve endacakë.
Duke u bazuar në këtë, ata iu drejtuan Rexhajt se nuk do mund të ia dilnin të qeverisnin asnjëherë në nivel qendror, meqenëse çështjet më të vogla gjatë qeverisjes në nivel lokal nuk ia folën t’i zgjidhin.
Vlen të theksohet, se debati i Frontal në Prizren, ishte një nga debatet më të ‘ashpra’ të realizuara deri më tani
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.