×
  • Show Time
  • Show Time

    E bija “çmend” rrjetin me fotot provokuese, ish deputetja shqiptare: Fotot ia bëj unë

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 10:06

    Vajza e Albina Dedës, ish-deputetes së PD-së, Ada është shumë e komentuar në mediat rozë.


    Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku poston vazhdimisht foto tejet tërheqëse të cilat përpos komplimenteve që marrin, bëhen objekt i një sërë komentesh negative, të cilat dhe përfliten shumë në media.

    Ditën e sotme Albina dhe Ada Deda kanë qenë të ftuara në emisionin “Rudina”.

    Moderatorja nuk ka hezituar ta pyesë ish-deputeten rreth fotove që e bija shpërndan në rrjete sociale, nëse e kritikon apo ç’mendim ka për komentet negative që ajo merr.

    Albina është përgjigjur se fotot nuk përbejnë asnjë problem për aq kohë sa ajo ka besim te e bija, madje është shprehur se në të shumtën e rasteve ajo ia bën vetë.“Fotot provokuese të vajzës i kam toleruar, por kam besim tek Ada. Fillimisht kur shikoja portalet që shkruanin nuk ndihesha mirë, por kur vinte Ada e kaloja. Nuk i kam thënë asnjëherë që të ndalojë së bëri foto, madje kur shkojmë me pushime jam unë ajo që i bëj foto.”- është shprehur ajo.
    Po ashtu dhe Ada ka pranuar se e ëma nuk i thotë gjë për fotot apo për komentet negative:“Ka pasur edhe momente që kur shihte lajmet, mi çonte mua dhe më shkruante: Shiko çfarë kanë bërë. Por unë vija dhe e merrja me të mira. Asnjëherë s’më ka thënë mos bëjë foto, por kur jemi me pushime mi bën ajo fotot.”

    Përsa i përket karrierës së Adës, Albina u shpreh: ‘Gazetaria dhe moda shkrihen mirë bashkë dhe në të ardhmen shpresoj që Ada të jetë një ndër gazetaret më të mira në vend. Kur të jetë profesionalisht e realizuar mund ti futet edhe politikës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!