Një burrë me diabet ka thënë se dëshiron që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian, madje edhe me koston e mundshme të insulinës që nuk mbërrin në shtetin e tij.
Reporterët nga BBC dolën në rrugët e Birminghamit për të marrë mendimet e publikut për Brexiin pasi afati i 31 tetorit afrohet gjithnjë e më shumë, transmeton Reporteri.net.
Por përgjigja e një burri “shpkoi” reporterin. I pyetur për largimin e Britanisë nga BE, ai u përgjigj.
“Unë jam diabetik. Mbështetem tek insulina, por prapë dëshiroj të largohem.
Gazetari u shfaq i tronditur duke e pyetur:
“Nëse insulina nuk arrin, për ju si diabetik, mendoni se është një çmim që ia vlen të paguani?”
Qytetari u përgjigj:
“Po e bëj sepse kemi votuar të largohemi. Ne nuk kemi votuar për një marrëveshje. Ne nuk kemi votuar për asgjë, kemi votuar të largohemi nga Evropa, apo jo? Dhe kjo është gjithçka që duam, apo jo? Ne ose jemi demokraci, ose nuk jemi”, u përgjigj ai./Reporteri.net
https://twitter.com/JimMFelton/status/1174656247766900736