Loredana Zefi ka folur për herë të parë pas lajmit të ndarjes nga partneri Mozzik.
Ndonëse pjesëmarrja e tij në promovimin e albumit të reperes e vërtetoi se ata ishin ende bashkë dhe çdo krizë e përfolur ishte zgjidhur, sërish kishim dyshimet tona në lidhje me raportin e tyre.
Në një rrëfim emocional, reperja shprehet se ka ndjerë shumë dashuri dhe urretje në të njëjtën kohë dhe se sot ndihet e lumtur dhe mirënjohëse.
“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’iu falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar reperja krahas një videoje te postuar në Instagram.
Këto fjalë me siguri u dedikohen fansave të saj por edhe të gjithë atyre zërave që janë përfolur së fundi, pas një sërë zhvillimesh të mira e të këqija në jetën e Loredanës, nga të qenit nënë, te akuzat për mashtrimin e çiftit zviceran që bënë shumë bujë muaj më parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.