×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Ngritet aktakuzë e re ndaj Nagip Krasniqit

    Reporteri
    30 Dhjetor 2024 | 14:25

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe dy personave tjerë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2021-2023, i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

    Të pandehurit po akuzohen për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”

    “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve Nagip Krasniqi.,Y.D.,I.Z.

    Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milionl Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

    Më 19 gusht të këtij viti, Prokuroria pati ngritur aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

    Nagip Krasniqi ishte arrestuar më 19.04.2023 nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit.

    Krasniqi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit që nga 20.04.2023, por ishte liruar pesë muaj më pas, me 15.09.2023.

    Arrestimi i Krasniqit ishte bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!