Robert Berisha i ka ‘thumbuar’ kolegët e tij këngëtarë.


Muzikanti dhe këngëtari i njohur, Robert Berisha, nëpërmjet një postimi të fundit në Instastory ka lënë të kuptohet se po i ‘thumbon’ këngëtarët që nuk performojnë ‘live’.

“Këngëtarët ‘playback’ nuk kanë probleme të tilla”, ka shkruar ai derisa në imazhet e postuara shihen rrobat e tij të lagura nga djersët.

Reklamë

Ai nuk ka specifikuar ndonjë emër mirëpo la të kuptohet se fjala është për disa prej artistëve të njohur shqiptarë.

Roberti ndër të tjera po e shijon suksesin e tij në muzikë e sa i përket jetës private është një prej emrave më të komentuar të momentit.