×
  • Extra
  • Extra

    Kamarieri më i mirë në botë, as tërmeti nuk ia lëkund tabakun

    Reporteri
    23 Shtator 2019 | 11:40

    Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë, përveç panikut, lëndimit të njerëzve dhe dëmeve materiale që ka shkaktuar, ka nxjerr edhe momente të bukura, sidomos pas faktit se asnjë person nuk ka pësuar fatalisht.


    Videot e shfaqura pas tërmetit, sidomos ato të nxjerra nga kamerat e sigurisë nëpër lokale të ndryshme hotelieri, kanë treguar momente qesharake në shumë raste, shkruan reporteri.net.

    Një nga to, e cila është komentuar shumë, është video ku shihet një kamarier me tabak në dorë, i cili ishte nisur të shërbente klientët me pije, por dridhja e tokës e detyron të ndërshojë destinacion. Në vend që të shkonte te tavolina e klientëve, ai bashkë me pijet merr drejtim për në rrugë, jashtë lokalit.

    Por, ajo që shumëkujt i ka rënë në sy, është fuqia e tij për të mbajtur tabakun me plotë pije, pa e derdhur asnjë, pavarësisht faktit se dridhja e fuqishme, dhe ikja me vrull çdo kujt tjetër do t’i kishin humbur balancin. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!