Reshjet e shiut dhe vetëtimat e pandalshme në Shqipëri që nga dje, kanë bërë që pothuajse i gjithë vendi të përjetojë ankth.
Nata e mbrëmshme për këngëtaren e njohur shqiptare ka qenë e tmerrshme.
Bëhet fjalë për Rezarta Shkurtën.
Ajo njoftoi përmes Instagramit se shtëpia e saj ishte goditur nga rrufetë madje edhe u dogj një pjesë.
Por, e kontaktuar nga PRIVE.AL, Rezarta tha se për fat të mirë kanë shpëtuar dhe se janë mirë.
Më poshtë mund të shihni postimin e bërë nga artistja në instastory.

