×
  • Show Time
  • Show Time

    Milaim Zeka mendon se Zoti e ka falë Luana Vjollcën të bukur, harron se atë e bënë operacionet

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 11:57

    Luana Vjollca njihet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.


    Në rrjetin social Instagram ajo shfaqet gjithmonë e bukur dhe plotë shkëlqim.

    Mirëpo e njëjta nuk ndodhet kur dikush tjetër publikon foto me të. Aty Luana e humb tërësisht shkëlqimin me të cilin jemi mësuar ta shohim, shkruan Reporteri.net.

    Kjo ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme kur Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, është takuar me këngëtaren dhe prezantuesen nga Shqipëria, Luana Vjollcën. Me këtë rast, dyshja ka shkrepur një fotografi.

    Zeka e ka shpërndarë në Facebook foton me Luanën duke e shoqëruar me disa komplimente për të.

    “Vetëm Zoti ka ditë me falë kaq të mençme dhe të bukur”, ka shkruar Zeka.

    Mirëpo, ajo çka mund të vërehet në këtë fotografi është e kundërta. Luana duket aspak bukur dhe pa shkëlqimin me të cilin jemi mësuar ta shohim. Madje, edhe grimi i saj duket se është në nivelin më të keq të mundshëm.

    Ndonëse kurrë nuk e ka pranuar se ka ndërhyrje kirurgjike, ndërhyrjet në çdo foto të saj i vërehen dukshëm e sidomos tek fytyra. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!