×
  • Show Time
  • Show Time

    Ivanka Trump pa reçipeta para Daçiqit, fotoja “trullosë” serbët

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 12:38

    Fotografia e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq dhe vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump është bërë një hit i vërtetë në rrjetet sociale në Serbi.


    Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq mori pjesë sot në Debatin e Përgjithshëm të sponsorizuar nga SH.B.A. të Sesionit të 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u takua edhe me vajzën e presidentit amerikan dhe shfrytëzoi rastin ta bëjë një foto me të, transmeton Reporteri.net.

    Për serbët me sa duket ky takim po konsiderohet si një arritje e jashtëzakonshme e diplomacisë serbe.

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë komente të shumta duke e konsideruar këtë ngjarje si një “bum” të madh.

    Ajo çka bie në sy është se Ivanka Trump në këtë ngjarje dukej mjaft provokuese. Ajo kishte veshur një kostum solemn por kishte ‘harruar’ reçipetat dhe këmisha e kaltër i kishte zbuluar vajzës së presidentit Trump pjesët intime, me çka bëri bujë në rrjete sociale.

    Madje i pyetur nga gazetarët se çka pret nga presidenti Trump, Daçiq ishte përgjigjur se  nuk pret asgjë nga ai, por pret shumë nga vajza e tij, Ivanka Trump. /Reporteri.net

    https://twitter.com/ivan__damn/status/1176278085236404224

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!