×
  • Lajme
  • Lajme / Konferenca

    Sonte s’ka rezultate preleminare, KQZ heq dorë nga publikimi i tyre live, do të shpallen manualisht

    Reporteri
    09 Shkurt 2025 | 23:32

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi në konferencën për media ka folur edhe për problemet teknike me sistemin e KQZ-së, duke thënë se pavarësisht përgatitjeve të bëra, sistemi nuk ka funksionuar siç ishte paraparë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Nuk po dimë çka ka ndodhë, as kompania që e mirëmbanë, e as ekspertët. Është blloku sistemi në disa të dhëna dhe nuk ka ndryshuar, “, tha Radoniqi.

    “Pas shumë përgatitjeve dhe testimeve që kemi bërë, gjithçka ishte gati që sot të transmetojmë rezultatet preliminare për subjektet politike ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën. Por, për arsye se aplikacioni për përpunimin dhe prezantimin e të dhënave nuk ka funksionuar, ne nuk po arrijmë që t’i transmetojmë këto të dhëna përmes platformës elektronike” ka deklaruar Radoniqi.

    “Nga formularët ku janë numëruar votat, të dhënat janë të sakta, dhe ato të dhëna ne do t’i pasqyrojmë në të dhëna tona dhe t’i jepim rezultatet”, tha Radoniqi në konferencën për media.

    “Dua t’ju sigurojë që votat janë të sigurta, integriteti i votës është i sigurt”, shtoi ai.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!