Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Vushtrrisë, për zgjedhjet e mbajtura dje.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëndosje prin në këtë komunë me 52.59 përqind. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, VV ka rënie të votave për 8.91 përqind, shkruan Reporteri.net.
PDK ka dalë e dyta me 25.76 përqind, e LDK e treta me 11.25 përqind. Këto dy parti kanë shënuar rritje në këtë komunë krahasuar me rezultatet e vitit 2021.
