×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas tërmeteve në Shqipëri, Rita Ora ka një lutje për të gjithë

    Reporteri
    24 Shtator 2019 | 18:20

    Tre ditë më parë, Shqipëria u godit nga disa tërmete të forta, ku dhjetëra njerëz mbetën të lënduar.

    Për këtë ditën e sotme ka reaguar edhe këngëtarja me prejardhje Rita Ora.Përmes një postimi në Instagram, Rita Ora ka kërkuar që të ndihmohet Shqipëria, përmes “Unicef”.

    “Një termet me shkallë 5.6 magnitudë e ka goditur Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës, ku unë kam lindur. Tërhiqe (linkun) për të ndihmuar @unicef, ji aty për fëmijët e prekur nga fatkeqësitë kurdo dhe kudo që janë”, ka shkruar Rita Ora.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!