Një nga aktorët më të dashur dhe më të suksesshëm turk, Tolgahan Sayisman gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, shkruan Reporteri.net.


Këtë e ka konfirmuar vet aktori përmes një postimi në Instagram teksa ka publikuar flamurin shtetëror të Kosovës ndërsa ka shkruar në gjuhën shqipe.

“Shihemi nesër Kosova”, ka shkruar aktori i famshëm  në mbishkrimin e fotografisë.

Reklamë

Tolgahan do të pritet edhe nga Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ky takim pritet të ndodh rreth orës 11:00.

Kujtojmë që kjo është hera e parë që aktori turk viziton Kosovën. Ai është i martuar me modelen e Shqipërisë, Almeda Abazi,me të cilin ka edhe një djalë. /Reporteri.net