Moderatorja dhe producentja e njohur, Luana Vjollca, është në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka marrë një ofertë të majme për të udhëhequr sezonin e ardhshëm të reality show-t “Ferma VIP”.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ofertat financiare dhe kushtet e kontratës janë tejet joshëse, por ende mbetet e paqartë nëse Luana do të pranojë këtë sfidë të re televizive.
Nga ana tjetër, Vjollca është paralajmëruar edhe rikthimi me “Zemër Luana”, një format që ka fituar ndjekës të shumtë dhe është kthyer në një nga programet më të suksesshme të saj.
A do të braktisë ajo projektin e saj për t’iu bashkuar “Ferma VIP”, apo do të gjejë një mënyrë për t’i menaxhuar të dyja?
Për momentin, vetë moderatorja nuk ka konfirmuar apo mohuar lajmin, duke lënë gjithçka në pikëpyetje. Megjithatë, një gjë është e sigurt: çfarëdo zgjedhjeje që të bëjë, Luana do të vazhdojë të jetë një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.
Mbetet për t’u parë nëse do ta shohim atë në sfidat e vështira të “Ferma VIP” apo në skenën energjike të “Zemër Luana”. Cili do të jetë vendimi i saj? Presim me padurim!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.