Aktorja italiane Monica Bellucci, 62-vjeçare vodhi vëmendjen në Festivalin e Filmit në Marrakech të këtij viti, ku u shfaq të enjten. Një nga gratë më të bukura në botë shkëlqeu me një krijim të zi vezullues dhe bëri përshtypje me pamjen e saj rinore.
Bellucci mbante veshur një fustan me supe të zbuluara, me mëngë të gjera dhe një fund të gjatë. Fustani i ngushtë i shkonte perfekt dhe aktorja e kombinoi atë me një çantë dore të zezë dhe bizhuteri të thjeshta. Grimi i saj ishte i thjeshtë, me fokus te sytë.
“Sigurisht, bëj pak ushtrime dhe kujdesem për dietën time kur më duhet të punoj, por nuk jam e fiksuar pas kësaj. Gjithmonë kam qenë një grua me forma të plota, kurrë nuk kam qenë shumë e dobët, kjo është thjesht natyra ime. Dhe dua të plakem në paqe; kur je 50 ose 60 vjeçe, nuk ke të njëjtat nevoja si kur je 20 vjeçe”, tha ajo më parë.


