×
  • Sport
  • Sport

    Lajm i keq për Sylvinhon, Ardian Ismajli lëndohet ndaj Juves

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 9:11

    Duket nuk kanë fund shqetësimet për mbrojtësin e Kombëtares, Ardian Ismajlin.

    Ai ka luajtur vetëm pjesën e parë të takimi mes Juventusit dhe Empolit, i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka lënë fushën e lojës që në fillimin e pjesës së dytë për shkak të një dëmtimi, shkalla e të cilit ende nuk është bërë i ditur.

    Ironia e fatit është se Ismajli u dëmtua po ndaj Juventusit, edhe rreth një muaj më parë, shkruan Dosja.

    Sot, me gjasa do të përcaktohet edhe shkalla e dëmtimit të mbrojtësit Ardian Ismajli, ku natyrisht trajneri Sylvinho do të rrijë me gishtat e kryqëzuar, pasi sikurse dihet në muajin mars për Kombëtaren kuqezi fillon edhe aventura eliminatore për Botërorin 2026.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!