Athletic Bilbao nuk ka ndërmend të bëjë lëshime sa i përket çmimit të Nico Williamsit, pavarësisht interesimit nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Sipas raportimeve të “Fichajes”, klubi bask vazhdon të vlerësojë 90 milionë euro kartonin e anësorit spanjoll, i cili ka tërhequr vëmendjen e Arsenalit dhe Barcelonës.

Në garë për shërbimet e 24-vjeçarit është edhe Paris Saint-Germaini, që po e monitoron nga afër situatën e futbollistit.

Reklamë

Megjithatë, Athletic Bilbao nuk ka asnjë synim për ta ulur kërkesën financiare. Pozita e klubit spanjoll është edhe më e favorshme për shkak se Williams ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2035.

Kështu, klubet e interesuara do të duhet të përgatiten për një investim të konsiderueshëm nëse dëshirojnë ta transferojnë yllin e Athletic Bilbaos.