×
  • Lajme
  • Lajme / Prekaz

    Xhavit Jashari: Brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK të cilët e kanë fyer luftën

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 10:17

    Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, nga Prekazi tregoi arsyen e mosbashkëpunimit me Qeverinë në shënimin e Epopesë së UÇK-së.

    Xhaviti tha se Qeveria aktuale e Kosovës ka fyer dëshmorët dhe asnjëherë nuk ka marrë parasysh kërkesat e tyre.

    “Unë dua ta sqaroj edhe një herë që Qeverisë i kemi ofruar bashkëpunim në fillim, nuk ka qenë e gatshme t’i nderojë dhe respektojë dhe t’i marrë parasysh të gjitha ato që i kemi siguruar e sugjeruar, por arsyeja pse nuk kemi jemi bashkë në shënimin e Epopesë së UÇK-së është sepse ne si organizata kemi mendu dhe vepru që mos t’i fyejmë dëshmorët.

    Ne i çmojmë dhe respektojmë institucionet, pro brenda kësaj qeverie ka njerëz anti-UÇK që e kanë fy luftën dhe kanë bërë përpjekje me njollosë këtë luftë dhe të cilët kanë bashkëpunu me prokurorinë,  me Gjykatën Speciale që ne sot t’i kemi në Tribunalin e luftës ish udhëheqësit e UÇK-së

    Jashari tha se fyerja më e madhe është kur Mimoza Kusari-Lila kërkon ndihmë nga Lista serbe për t’i goditur veteranët nga e drejta e tyre. Ai përmendi edhe deklaratat e Donika Gërvallës e Ministrit, Hekuran Murati./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!