Ish-futbollisti italian Nicola Ventola nuk i ka kursyer aspak kritikat për lojtarët e Juventusit.
Gjatë një prononcimi të bërë në media, Ventola ka folur me tone të ashpra, duke thënë se futbollistët aktualë të “Zonjës” nuk janë për të veshur fanellën bardhezi.
Pavarësisht faktit se bardhezinjtë e kanë treguar veten mirë në disa raste duke sulmuar të gjithë bashke dhe arritur rezultate pozitive, ka momente të caktuara që sipas Ventolës është e lehtë të krijohet ai opinion.
“I kam parë disa herë kur kanë qenë mirë dhe kur janë në formë arrijnë të sulmojnë me intensitetin e tyre më të madh dhe me praninë e çdo lojtari Megjithatë, vazhdimisht shoh se ata humbasin cilësi. Unë mendoj se lojtarët që ka për momentin Juventusi, në fakt nuk janë fare për Juventusin”, tha ndër të tjera Nikola Ventola që megjithatë, preferoi të mos përmendte emra konkretë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.