Adana Demirspor i detyrohet plot 450 mijë euro futbollistit  Arbër Zenelit. Ky i fundit ka fituar gjyqin në FIFA për mungesën e pagave.

Zeneli qëndroi si futbollist i Adana Demirspor deri në vitin 2023, një eksperiencë që zgjati vetëm katër muaj.

Më pas, futbollisti vendosi të ndërpresë kontratën për shkak të mungesës së pagës.

Reklamë

Zeneli e fitoi gjyqin, teksa kujtojmë se prej marsit të vitit të kaluar është pjesë e Elfsborg në Suedi.