×
  • Sport
  • Sport

    Cristiano Ronaldo nuk ndalet, tani ka shënuar po aq gola se para se t’i bënte 30 vjet

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 9:35

    Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të 926-të në karrierë në barazimin 2-2 të Al Nassr kundër Al Shabab të premten mbrëma.

    Legjenda portugeze ka shënuar 26 gola dhe katër asistime pas 30 ndeshjeve me Al Nassr këtë edicion.

    Megjithatë, me golin e shënuar së fundmi, Ronaldo ka barazuar kështu rekordin e tij të golave ​​para se të mbushte 30.

    Ronaldo tani ka njësoj gola, 463 sosh, si para moshës 30-vjeçare, si pas moshës 30-vjeçare deri tani.

    Pavarësisht formës së Ronaldos, Al Nassr vazhdon të luftojë. Ata nuk arritën të mposhtin Al Shabab, duke barazuar 2-2.

    Al-Nassr tani ndodhet në vendin e katërt në renditjen e Superligës së Arabisë Saudite, 10 pikë prapa liderit Al Ittihad. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!