×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmon Afrim Tovërlani: Etnik Brruti lë Kosovën, ka zgjedh të luaj për Shqipërinë

    Reporteri
    08 Mars 2025 | 14:16

    Tashmë është e konfirmuar, Etnik Brruti po e lë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

    Në një kohë kur futbollisti i Malishës pritej të kalonte nga Kosova U21 për te Kosova A, e drejtuar nga Franco Foda.

    Lajmin e ka konfirmuar Afrim Tovërlani, trajner i deritanishëm i Etnik Brrutit te Kosova U21.

    Tovërlani i ka akuzuar menaxherët e futbollistëve që po i joshin e po i mashtrojnë.

    “Po, Etniku na ka thënë se po e zgjedh Shqipërinë për shkak të pasaportës shqiptare, përmes së cilës mund te transferohet më lehtë në Rusi. Lojtarët tanë po mashtrohen nga disa kuazi-menaxhera, që po i joshin dhe po i mashtrojnë”, tha ai.

    “Nuk kam koment për lojtarët që po e tradhëtojnë fanellën Dardane dhe që po luajnë me punën, mundin dhe djersën tonë. Këtu kanë faj edhe Duka dhe FSHF që nuk po e ndalin këtë trend. Ne nuk kemi forcë e fuqi që të punojmë për dy ekipe (Kosovë dhe Shqipëri)”, tha Tovërlani, për Gazetën Express.

    Etnik Brruti ishte kapiten i Kosovës U21, derisa futbollin e tij e zhvillon në Superligën e Kosovës me Malishevë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!