Michelle Obama njihet për lavdërimet që u bën të famshmëve, përfshirë këtu që para disa kohësh Beyoncen e quajti “Mbretëreshë”.
Këtë radhë jo e quajti dukeshën e Sussex, Meghan Markle një inspirim, bazuar në turin që dukesha po bën në Afrikë.
Së bashku me Prince Harry dhe foshnjën 4 muajshe Archie, dukesha aktualisht është në një turne dy-javor në Afrikën e Jugut. Ajo është duke shfaqur mbështetjen në arsimimin , shëndetin e grave.
Më 24 shtator, ajo dhe Harry morën pjesë në një pritje në rezidencën e Komisionerit të Lartë Britanik në Afrikën e Jugut, në të cilën ata u takuan me një grup udhëheqësish të rinj dhe mendimtarë.
Një nga ato grupe ishte “Aleanca për Mundësitë e Vajzave”, ku dha këshilla për prindërit.
Pas takimit Obama postoi foton e Markle dhe shkroi: “Faleminderit për mikeshën time, Lartësinë e saj Mbretërore Dukesha e Sussex, një udhëheqëse që po bën botën tyonë më të mirë. të gjitha vajzat kërkojnë arsimimin e duhur, ajo është një burim frymëzimi për mua”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.