Futbollisti Etnik Brruti, do të jetë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.

Brruti, të hënën është pajisur me pasaportën shqiptare. Kështu ka bërë të ditur gazetari i sportit, Arlind Sadiku.

Ai pritet të marrë ftesë nga Silvinjo për dy ndeshjet e marsit.

Reklamë

Kombëtarja shqiptare fillimisht do të luajë me Anglinë me datë 21 mars.

Kurse tre ditë më vonë në Tiranë, do të ballafaqohet me Andorrën.