Ish-presidentit Thaçi ndodhet në Kosovë, pasi Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën për ta vizituar babanë e sëmurë.
Thaçi aktualisht po viziton në QKUK babanë e tij, i cili ndodhet tash e disa kohë i shtruar në spital.
Po ashtu, janë publikuar edhe pamje të momentit kur Thaçi arrin në QKUK për ta vizituar babanë e sëmurës.
Ai është pritur me thirrje “UÇK”.
Thaçit deri më tani i ishin refuzuar disa kërkesa për ta vizituar babanë e sëmurë.