Justin Bieber dhe Hailey Baldwin do mbajnë ceremoninë e dytë martesore në fund të këtij muaji.
Dhe modelja po përgatitet për dasmën.
Një burim tha për ET se 22-vjeçarja bëri një trajtim fytyrë për 75 minuta në Beverly Hills në fillim të kësaj jave.
Sipas burimit, trajtimi që modelja bëri i largoi nga trupi të gjithë lëkurën e vdekur si edhe i pastroi të gjitha toksinat.
Hailey u shoqërua nga bashkëshorti Justin në SPA, por këngëtari vetë nuk bëri trajtime.
Hailey dhe Justin u martuan fshehurazi në një gjykatë në New York shtatorin e kaluar.
Dhe çifti do zhvillojë një martesë të dytë me miqtë dhe familjen e tyre në fund të shtatorit në Karolinën e Jugut.
Një tjetër burim tha për ET se çifti po përgatitet për ‘ngjarjen e jetës së tyre’.
“Ata dëshironin të festonin dashurinë dhe harmoninë mes tyre përpara njerëzve që duan, veçanërisht Zotit,”-shtoi burimi. “Dasma do jetë shumë private dhe përrallore. Mezi presin ta festojnë këtë ditë me të gjithë.”