Një video është bërë virale në internet ku shfaqet futbollisti Cristiano Ronaldo duke shpjeguar pse nuk i ka propozuar martesë ende partneres së tij Georgina Rodriguez. Çifti është në një lidhje prej gati dhjetë vitesh, kanë fëmijë, por nuk janë të martuar.
Është një klip nga emisioni në Netflix I Am Georgina, dhe është bërë viral ditët e fundit. Në klip, Georgina thotë se miqtë e saj e ngacmojnë shpesh sepse Ronaldo nuk i ka propozuar ende dhe ata i këndojnë këngën e Jennifer Lopez El Anillo, që përkthehet në Unaza.
“Nuk varet nga unë”, tha Georgina dhe më pas Ronaldo shpjegoi pse nuk e kishte propozuar ende.
“Unë them gjithmonë: “Kur ta marr atë “click”, sikur për çdo gjë në jetën tonë, dhe ajo e di se për çfarë po flas”, tha ai, duke shtuar: “Mund të jetë pas një viti, gjashtë muajsh apo pas një muaji. Jam një mijë për qind i sigurt se do të ndodhë”.
Ronaldo explaining why he hasn't married Georgina yet 😂pic.twitter.com/BjK8Ibtf3z
— 𝐀𝐬𝐚𝐤𝐲𝐆𝐑𝐍 (@AsakyGRN) March 19, 2025
Videoja ka mbledhur mbi 60 milionë shikime dhe një mori komentesh. Shumë njerëz nuk e pëlqejnë atë që Ronaldo tha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.