Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes së kthimit ndaj Islandës, që zhvillohet nesër nër Murcia të Spanjës.
Ndër tjera, Foda foli edhe për pozitën e portierit, në mungesë të Aro Muric, i cili u lëndua në ndeshjen e parë, ku ishte më i miri me pritje vendimtare.
“Do të kemi një stërvitje të fundit. Sonte ose nesër do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marr vendimin se kush do të startojë në ndeshjen e nesërme”, tha Foda.
Kosova ka në dispozicion Amir Saipin, Visar Bekajn dhe Faton Malokun në portë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.