×
  • Sport
  • Sport

    Kosova e zhvillon stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së nesërme ndaj Islandës

    Reporteri
    22 Mars 2025 | 23:26

    Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Murcia para përballjes ndaj Islandës.

    “Dardanët” do të ballafaqohen nesër me Islandën nga ora 18:00 në ndeshjen kthyese të play-offit të Ligës së Kombeve.

    Kosova e fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 2:1, ndërsa një barazim apo fitore nesër do t’i kualifikonte “Dardanët” në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Pavarësisht rezultatit në “Fadil Vokrri”, trajneri Franco Foda ka thënë se gjasat për kualifikim në Ligën B janë 50/50.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!