Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë ndeshjen kthyese kundër Islandës.
Loja zhvillohet në Murcia të Spanjës.
“Dardanët” do të kërkojnë me çdo kusht të shkruajnë historinë duke hyrë në ligën B, të Nations League.
Në lojën e parë në “Fadil Vokrri”, skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, ka triumfuar me rezultat 2:1.
Dje, futbollistët e Kosovës zhvilluan stërvitjen e fundit para ndeshjes me islandezët.
Në konferencën e mbajtur për media, Franco Foda, ka deklaruar se gjasat për ndeshjen e sotme tha se gjasat janë 50 me 50.
Kombëtarja për këtë ndeshje do t’i ketë disa mungesa, drejt Murcias nuk kanë udhëtuar portieri Aro Muriq dhe mbrojtësi Donat Rudhani.
Loja Islanda – Kosova, nis nga ora 18:00.
Mbetet të shihet nëse kombëtarja e Kosovës, do të arrijë të shkruajë historinë për të garuar sezonin e ardhshëm në ligën B, të Nations League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.