×
  • Sport
  • Sport

    Mungesa të mëdha për ndeshjen e kthimit, formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Islandës

    Reporteri
    23 Mars 2025 | 11:19

    Kombëtarja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e kthimit me Islandën në Play-Off-in e Ligës së Kombeve.

    Dy Kombëtaret kërkojnë një vend në Ligën B për edicionin e ardhshëm dhe ndeshja e kthimit zhvillohet në Murcia të Spanjës.

    Dardanët kanë marrë fitore në ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në Prishtinë dhe çfarëdo rezultati pozitiv i kualifikon në Ligën B.

    Por për ndeshjen e kthimit te Kosova ka mungesa të mëdha.

    Përveç Edon Zhegrovës i cili nuk u grumbullua fare shkaku i lëndimit, Dardanëve do t’i mungojnë tre futbollistë të tjerë që e nisën ndeshjen nga minuta e parë në sfidën e parë.

    Aro Muric dhe Donat Rrudhani janë larguar shkaku i lëndimeve, derisa Valon Berisha mungon për arsye se ka plotësuar numrin e kartonëve.

    Në portë pritet të jetë portieri Amir Saipi, derisa mbrojtja nuk do të ndryshojë nga ndeshja e fundit me Mërgim Vojvodën, Amir Rrahmanin, Fidan Alitin dhe Leart Paqaradën.

    Në mesfushë si defensivë do të luajnë Vesel Demeku dhe Elvis Rexhbeçaj, derisa më i avancuar do të jetë Florent Muslija.

    Ndërkohë në sulm ka balotazh mes Ermal Krasniqit dhe Emir Sahitit, derisa Milot Rashica dhe Vedat Muriqi do të jenë dy futbollistët e tjerë.

    Formacioni i mundshëm i Kosovës:

    Saipi, Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada, Demaku, Rexhbeçaj, Muslija, Er.Krasniqi, Rashica, Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!