Kreu i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar trajnerin Fanco Foda dhe lojtarët pas triumfit ndaj Islandës dhe ngritjen në Ligën B të Kombeve.

Ai ka thënë se sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë.

“Një ndenj e papërshkrueshëm dhe ndeshje e jashtëzakonshme. Ndeshje vendimtare dhe këtu më gëzon fakti që ekipi ynë në ndeshje vendimtare e tregon karakterin e tij siç e bën sot”.

Reklamë

“Është një ndeshje që neve na e realizon pothuajse gjithë mundimin e deritashëm për faktin që Kosova për shtatë vjet kalon tri liga, nga D ku ka nisur në C dhe tani B”.

“Uroj Fodën për punën e tij dhe stafit të përgjithshëm të ekipit tonë kombëtar, por futbollistët më së shumti që dhanë gjithçka për këtë ndeshje. Sot të gjithë e kuptuan se Kosova ka karakter, kualitet dhe bëhet punë në Kosovë. Uroj kombëtaren tonë, të gjithë Kosovën dhe tifozët Dardanët për këtë të arritur”, ka thënë Agim Ademi pas ndeshjes.