Policia e Shtetit ka nisur një plan masash për shitjen e biletave në tregun e zi për ndeshjen Shqipëri-Andorra.
Agjentë të policisë kanë nisur gjurmimin në rrjete sociale, por edhe në terren përreth stadiumit para ndeshjes për shkak se ka pasur informacion se mund të ketë aktivitet të paligjshëm duke shitur biletat me çmim shumë më të lartë nga sa janë.
Gjithashtu vlerësohen edhe situata të mundshme që mund të krijohen nga Tifozët për shkak se grupe siç janë “Tifozët Kuq e Zi” kanë pretenduar se janë lënë pa bileta dhe pa mundësi për të ndjekur ndeshjet e kombëtares në stadium.
Policia ka marrë masat për të mbajtur nën vëzhgim dhe nën kontroll tifozeritë e organizuara që do të jenë në stadium për ndeshjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.