Kombëtarja e Kosovës shënoi një arritje historike pasi mposhti Islandën me rezultat të përgjithshëm 5-2 në ‘play-off’ të Ligës së Kombeve.
Kjo fitore ka bërë që Kosova të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve për herë të parë që prej se marrin pjesë në këtë garë.
Shtatë vite më parë Kosova e nisi në Ligën D, teksa tani është ngjitur në Ligën B dhe kjo është dëshmi e punës që është bërë gjatë këtyre viteve.
Pas përfundimit të takimit entuziazmi ishte i madh tek lojtarët dhe tashmë FFK-ja ka publikuar një video, ku shihet ish-sulmuesi i ‘Dardanëve’, Atdhe Nuhiu, duke mbajtur një fjalim motivues para lojtarëve.
Nuhiu ka dhënë një kontribut të çmueshëm me fanellën e Kosovës, teksa të njëjtën tani po vazhdon ta bëjë në cilësinë e asistentit të Franco Fodës.
“Së pari urime fitoren djema. E keni merituar për gjithçka që keni dhënë gjatë këtyre ditëve të fundit”.
“Jam krenar me ju dhe shumë krenar që jam këtu me ju dhe faleminderit që më keni pritur kaq mirë”.
“E dyta Dion Gallapeni, urime për debutimin. Vedat Muriqi, het-trik, urime, të dua”, ka thënë Nuhiu.
Ky fjalim i tij u përcoll me duartrokitje të forta nga lojtarët teksa më pas të gjithë ia filluan të këndojnë një zëri për të festuar fitoren.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.