×
  • Lajme
  • Botë

    20 të vdekur dhe 100 të lënduar nga tërmeti në Indonezi

    Reporteri
    27 Shtator 2019 | 8:49

    20 persona kanë vdekur si pasojë e një tërmeti që ndodhi në provincën Maluku të Indonezisë, transmeton Klan Kosova.


    Tërmeti i cili ishte magnitudë prej 6.8 ballë, goditi Indonezinë dje rreth orës 07:00 të mëngjesit.

    Agus Wibowo, zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, atje ka thënë se rreth 100 njerëz janë plagosur dhe 2000 të tjerë janë evakuuar.

    Pos kësaj sipas AFP-së, ka pasur edhe dëme të mëdha materiale, ku janë shkatërruar shumë ndërtesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!