Presidenti amerikan, Donald Trump ka komentuar rastin e pazakontë të Christa Pike, e cila i mbijetoi një injeksioni vdekjeprurës gjatë përpjekjes për ekzekutimin e saj në Tennessee.
“Pati një ekzekutim, por ilaçi nuk funksionoi siç duhej”, tha Trump, duke e cilësuar rastin si një “situatë interesante”. Ai shtoi se një procedurë e tillë “nuk duhet të jetë aq e komplikuar”.
Pike, e dënuar me vdekje për vrasjen e një 19-vjeçareje, vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, sipas mediave amerikane që citojnë avokatët e saj.
Ekzekutimi i saj u ndërpre pasi autoritetet hasën probleme gjatë administrimit të injeksionit vdekjeprurës.
Sipas raportimeve, asaj iu administruan dy doza të pentobarbitalit, por ajo nuk humbi jetën.
Pas incidentit, autoritetet e Tennessee-t pezulluan ekzekutimet e tjera dhe nisën një rishikim të procedurës për të përcaktuar se çfarë shkoi keq.