×
  • Sport
  • Sport

    Tronditet Napoli: Futbollisti 14-vjeçar vdes në fushë para prindërve të tij

    Reporteri
    27 Mars 2025 | 12:57

    Vdekja e sportistit 14-vjeçar, Diego De Vivo ka tronditur Napolin.

    Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu pësoi arrest kardiak, teksa ishte në shkollën e futbollit napolitan Cantera Napoli që ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno, shkruajnë mediat italiane.

    Kur djali u ndje i sëmurë, stërvitja ditore me shokët e klasës nuk kishte filluar ende, derisa ndërhyrja e karabinierëve të njësisë operative dhe e një patrulle të lëvizshme nga zona e Napolit Stella ishte e menjëhershme.

    Medita në Itali raportojnë se djali vdiq në fushë para syve të prindërve të tij që sapo e kishin shoqëruar në stërvitje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!