Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amsterdam Pesë persona janë sulmuar me thikë duke mbetur të plagosur.

Policia vendore konfirmon se ka arrestuar autorin e sulmit, ndërsa nuk dihen ende motivet e sulmit.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë autoambulancat, të cilat marrin të plagosurit për t’i transportuar në spital.

Reklamë

Goditja me thikë raportohet të ketë ndodhur pak para orës 15:30 me orën lokale. Media vendase De Telegraaf raporton se të paktën katërmbëdhjetë makina policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.