Disa huliganë serbë janë parë në një video duke djegur flamurin e Kosovës para sallës “Sava Center” në Beograd, aty ku është paraparë të mbahet Kongresi i 49-të i UEFA-s, ku pjesëmarrëse është edhe shteti i Kosovës me anë të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Në Serbi është ngritur shumë pluhur për shkak se flamuri i Kosovës është valuar në Beograd me rastin e Kongresit të 49-të të UEFA-s, i cili po mbahet në atë qytet.
Agim Ademi, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka pozuar pranë flamurit të Kosovës dhe ka shkaktuar stuhi reagimesh në Serbi.
Federata e Futbollit të Serbisë ka njoftuar menjëherë se është gënjeshtër se ka pasur flamur të Kosovës në Kongresin e UEFA-s në Beograd, duke pasur parasysh se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ata vetë e kanë mohuar shpejt.
Dy orë e gjysmë pas shpalljes së parë, Federata e Futbollit të Serbisë lëshoi një të dytë në të cilin vërtetohej se flamuri i Kosovës ishte vërtet në mesin e 54 flamujve në Kongresin e UEFA-s.
Jo shumë kohë më pas, në internet filloi të qarkullonte një video ku shihen disa persona duke djegur mbrëmë (e mërkurë) flamurin e Kosovës para ‘Sava Center’.
Për momentin nuk ka informacione nëse ky është i njëjti flamur me të cilin ka pozuar Ademi apo kanë djegur ndonjë flamur tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.