Granit Xhaka, mbreti i pasimeve në Bundesliga.
Granit Xhaka vazhdon të tregojë pse është një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin evropian.
Sipas statistikave të fundit nga Bundesliga Match Facts, mesfushori shqiptar nga Kosova, i cili luan për Bayer Leverkusen, kryeson Bundesligën për performancën më të lartë në pasime.
Me 1966 pasime të suksesshme, Xhaka arrin një performancë pasimi prej 67.0, duke lënë pas rivalët e tij kryesorë, Angelo Stiller të Stuttgart dhe Joshua Kimmich të Bayern Munich.
Ky sukses vjen në një sezon të mirë për Leverkusen, që po lufton për titullin në Bundesligë dhe ka shfaqur një stil loje dominant nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.
Roli i Xhakës në këtë ekip është kyç, duke qenë dirigjenti i mesfushës dhe një faktor vendimtar në ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.