Real Madridi e përjetoi mbrëmë një humbje shokuese duke u mposhtur nga Arsenali me rezultat të thellë, 3:0.
Madrilenët gjenden në një situatë të vështirë dhe të pa lakmueshme para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.
Sidoqoftë, “Los Blancos” nuk janë dorëzuar ende dhe besojnë se mund ta bëjnë përmbysjen e madhe në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në “Santiago Bernabeu”.
Jude Bellingham është i bindur se madrilenët mund ta bëjnë atë që dinë ta bëjnë zakonisht – përmbysjen e madhe në shtëpi.
“Shtëpia e jonë është një vend ku ndodhin shpesh gjëra të çmendura. Kështu që, gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi fillimisht për “Prime Video” numri 5 i Realit.
“Kemi nevojë për diçka vërtet speciale, diçka të çmendur. I kemi edhe 90 minuta futboll dhe në Bernabeu mund të ndodhë gjithçka”, vazhdoi ai, i cili tutje foli edhe për paraqitjen e mbrëmshme të madrilenëve në “Emirates Stadium”.
“Nuk ishim as për së afërmi nga niveli i jonë solid”, përfundoi futbollisti anglez.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.