Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka mirëpritur futbollistin e ri dhe të talentuar, David Duzhmani, i cili është ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të përfaqësuar Kombëtaren U16 në turneun ndërkombëtar “UEFA U16 Youth Development Tournament”.
Ky turne prestigjioz do të zhvillohet në Shqipëri nga data 19 deri më 25 prill 2025 dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e Duzhmani-t, i cili po e përjeton për herë të parë përfaqësimin ndërkombëtar me ngjyrat e Kosovës.
Me këtë rast, Duzhmani ka aplikuar edhe për pasaportën e Republikës së Kosovës, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit zyrtar të shtetit në arenën ndërkombëtare të futbollit. Ky veprim simbolizon jo vetëm përkushtimin e tij personal, por edhe dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar.
Konsullata ka shprehur krenarinë për të rinjtë që, me përkushtim dhe pasion, po japin kontributin e tyre për Republikën e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së talenteve të diasporës në të gjitha fushat, e veçanërisht në sport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.