Një ndër këngëtaret më të dashura, Leonora Jakupi, shquhet si njëra ndër artistet më elegante të estradës.


Është ndër femrat e pakta që nuk ka ndryshuar me kalimin e viteve, madje ka ruajtur edhe sharmin dhe në çdo paraqitje duket e veçantë.

Reklamë

Leonora ka filluar qysh e re të merret me muzikë, që nga mosha 15 vjeçare ku ka performuar për herë të parë në festivalin “Zëri i Drenicës”.

Prej asaj kohe e deri tash, këngëtarja mjaft e dashur për publikun shqiptar solli shumë hite, disa prej të cilave ngelën në kujtesën e njerëzve edhe pse ka kohë që u publikuan.

Jo rrallë ajo është komentuar edhe për jetën e saj private. Ajo në një emision pranoi se është në lidhje, por nuk e zbuloi se kush është mashkulli që ia rrëmbeu zemrën asaj.

Megjithë këtë, këngëtarja po duket shumë e lumtur, shkruan rtv21.“A m’ke harru” është projekti i fundit i bukuroshes nga Drenica. Projekti numëron mbi 1 milion klikime.

Reklamë