×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa publikon fotografi nga shtrati, tregon çastet e ëmbla që kalon kur ngacmohet nga Anwar

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 8:07

    Ylli me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po e shijon në maksimum romancën e saj me vëllanë e motrave Hadid, Anwar Hadid.


    Dyshja shfaqen pothuajse në çdo event së bashku, teksa u tha së fundmi se kanë marrë edhe apartament me qira në New York.

    Këto ditë, Dua dhe Anwar kanë qëndruar Londër, për të ndjekur nga afër Javën e Modës në kryeqytetin britanik.

    Teksa po shijojnë qëndrimin në qytetin ku Dua u lind e u rrit, çifti nuk po hezitojnë që t’i ndajnë me fansat e tyre në rrjetet sociale, disa fotografi nga çastet e ëmbla që po shijojnë së bashku.

    Ka qenë Dua së fundmi, ajo e cila ka publikuar për fansat e saj në Instagram një fotografi nga shtrati, ku tregon se si i dashuri i saj ia ka shtrënguar faqet.

    Duket marrë një pamje tejet të lezetshme, 24-vjeçarja e bën të ditur në mbishkrimin e footgrafisë se kjo është dukja e saj reale.

    Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat në hapësirën për komente nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar dyshen për harmoninë në çift.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!