×
  • Show Time
  • Show Time

    Fansi nuk i ndahet, Bebe Rexha e merr me vete në skenë në Brazil

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 8:59

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj të koncerteve me Jonas Brothers, në dy kontinentet amerikane.


    Së fundmi, ajo ka performuar në Rio de Janiero të Brazilit, para mijëra fansave latinë.

    Teksa iu afrua publikut për të përjetuar nga afër emocionet e fansave, diçka shumë e veçantë i ndodhi këngëtares shqiptare, e cila duket se po pritej me plot entuziazëm nga një fans.

    Një djalë i cili ndodhej në audiencë nuk e përmbajti dot veten kur Bebe Rexha u afrua pranë tij me mikrofon, duke tentuar kështu t’i kalojë rrethojat e vendosura para skenës, vetëm për ta takuar 30-vjeçaren.

    “Të dua shumë”, ishin ndër fjalët që fansi i përsëriste më shpesh artistes Rexha.

    E emocionuar nga kjo gjë, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Maqedonisë, i tha sigurimit se çdo gjë është në rregull dhe mund ta merrte me vete.

    Bebe Rexha e mori me vete në skenë fansin e saj, në Rio de Janiero.

    Ajo ka sjell për miliona ndjekësit e saj në Instagram një video nga ky moment i veçantë, kur më pas e merr fansin me vete dhe ngjitet në skenën bashkë me të.

    Në ato çaste, Bebe Rexha nis të interpretojë hitin e saj “Say my name”, teksa simpatizanti i saj fillon dhe vallëzon dhe ulet në gjunjë duke iu falënderuar Perëndisë.

    Për fansin e Bebe Rexhës, ky ishte një nga momentet më të veçanta të jetës së tij.

    “I dua kaq shumë fansat e mi! Faleminderit Brazil”, ka shkruar në mbishkrimin e videos në Instagram, këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht.

     

    View this post on Instagram

     

    I FUCKIN LOVE MY FANS!!! Thank You Brazil!!!!! @rockinrio

    A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!